‘Çmenden’ temperaturat në mes të dhjetorit, meteorolgia Lajda Porja tregon ditën kur moti merr kthesën e fortë

Shqipëria

‘Çmenden’ temperaturat në mes të dhjetorit, meteorolgia Lajda Porja tregon ditën kur moti merr kthesën e fortë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:00
Lajda Porja

Meteorologia Lajda Porja ka dalë me parashikimin për motin në vendin tonë ku sipas saj edhe sot moti në territorin shqiptar ka qenë i kthjellët dhe më diell. Momente të shkurtra me pika shiu priten në hapësira detare dhe shumë pak në vijën bregdetare.

Ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të mbetet e kthjellët dhe kryesisht në zonat më shumë se sa gjysma e lindore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare.

Edhe temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë sot gjatë orëve të mëngjesit, 3-12 gradë celcius.. Ndërsa mesdita mbetet pak a shumë në të njëjtat vlera termike të cilat duhet thënë se janë mjaft të larta për muajin dhjetor.

Nga 12-20 gradë celcius kanë arritur temperaturant në rang territori. Deri në datën 16 dhjetor moti pritet të jetë me të njëtat kushte atmosferike dhe termike.

Reshjet rikthen sot pasdite, më të dukshme në zonat veri-perëndimore dhe jug perëndimore. Por reshjet do të jenë krejt të pakta, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Edhe ditën e nesërme do të jemi nën ndikimin e vranirave dhe do të jetë një ditë e lagëshit. Deri ditën e shtunë priten shumë pak reshje, por surprizat vijnë në fundjave ku pritet edhe reshje me intensitet më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat