Spartak Ngjela: A ishte sulmi fizik një paralajmërim për Sali Berishën?

Shqipëria

Spartak Ngjela: A ishte sulmi fizik një paralajmërim për Sali Berishën?

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:07
Sali Berisha dhe Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se sulmi fizik ishte një fyerje shumë e madhe për Berishën.

Ngjela u shpreh se nëse sulmi është urdhëruar nga të huaj, kjo përbën një paralajmërim për Berishën, që të mos fusë hundët aty ku nuk duhet.

Sipas tij, kryeministrit Edi Rama i intereson që Berisha të jetë në politikë, pasi ky i fundit nuk ka vota të mjaftueshme për ta mundur dhe e sheh si opsionin më të largët, që kreu i qeverisë të ketë gisht në këtë sulm.

“Nuk e prisja, por ishin agravuar shumë situatat e Saliut. Ne nuk e dimë arsyen kush e ka goditur dhe pse e ka goditur. Ne dimë një njeri që këta thonë me çrregullime që nuk i shoh ato, sepse nuk di motivin. Edhe një njeri që nuk është i rregullt mendërisht, ka një motiv, nuk e dimë motivin pse i ra. Por për Saliun është fyerje e madhe, është shumë fyerje e madhe, nuk e kuptoni ju? Ai është në garë politike, kundërshtari në çdo moment i jep atë, si e konceptoni ju politikën? Çdo të thotë mbrojtje? Ajo ka dalë me grusht, i ka rënë me grusht, që është në media. Do fillojë fushata elektorale, atë do nxjerrin çdo moment, madje do ta bëjnë spot, është fyerje. Por kush e ka bërë dhe pse është bërë, nuk e dimë ende”, tha avokati.

Avokati më tej ngre dyshime se ndoshta e kanë porositur dhe të huajt.

Sipas Ngjelës, Rama nuk përfitonte në këtë mes, ndërsa sipas tij, nëse e kanë bërë të huajt, kjo do të thotë se Berisha është në telashe.

Pra kush e ka bërë, ia kanë bërë shqiptarët, e ka bërë një person për hakmarrje, apo e kanë bërë të huajt. Ky thotë ma kanë bërë shqiptarët, ma ka bërë Rama. Ai është opsioni më i largët, se Rama e ka në favor Saliun, se nuk ka vota. Duhet të më sillni prova, nuk ka prova fare. Pyetja ishte, shqiptarët apo të huajt? Ta eksludojmë shqiptarët se nuk ka ndonjë rrezik të madh, mund ta kenë bërë për fyerje, kushdo që e ka bërë. Por nëse e kanë bërë të huajt, ka pikëpyetje të madhe. Pse? Unë them se si kanë operuar në këto 30, 40 vjet që i njoh unë. Është paralajmërim. Nëse e kanë bërë ata është paralajmërim, është paralajmërim, mos fut hundët aty ku nuk duhet. E di Saliu ku i ka futur hundët, nëse e kanë bërë ata. Kush e do që të shkatërrohet samiti. Kush janë të huajt? Beogradi me Moskën. Samiti ka ngritur tensionet në Beograd dhe Moskë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat