​Kim: SHBA mbështet fort përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në BE

Shqipëria

​Kim: SHBA mbështet fort përpjekjet e Shqipërisë për t’u integruar në BE

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:31
Foto nga vendngjarja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një reagim në rrjetet sociale Kim falënderoi Presidentin Begaj për mundësinë për t’i shprehur Shqipërisë urimet e saj për pritjen e samitit të parë BE – Ballkani Perëndimor – hera e parë që ky samit mbahet jashtë Brukselit.

“SHBA mbështet fort përpjekjet e Shqipërisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm – përfshirë reformën në drejtësi – për t’u integruar në BE”, theksoi Kim.

“Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022 – si aleatë të NATO, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe si miqtë më të mirë – duke i çuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në nivele të larta historike”, u shpreh Kim.

“Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në demokraci, mbrojtje dhe biznes”, nënvizoi Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat