Bushati: Është koha që BE ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj, ja arsyeja

Shqipëria

Bushati: Është koha që BE ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj, ja arsyeja

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 10:50
Ditmir Bushati

Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, është tregues i besimit të palëkundur të partnerëve.

Në takimin e tij të radhës në Public Square, Bushati theksoi dje se “lufta në Ukrainë ka rritur ndërgjegjësimin për cënueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për të rishikuar procesin e anëtarësimit”, ndaj, “duke pasur parasysh këtë kontekst, zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në rajonin tonë, duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë.

“Me qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së, Tregu i Përbashkët Rajonal, i dakorduar në kuadër të Procesit të Berlinit, vlerësohet si hap përgatitor. Bërja realitet sa më parë e Tregut të Përbashkët Rajonal do të stimulonte tregtinë ndër rajonale dhe do të tërhiqte më shumë investime, megjithëse duhet pranuar se kapacitetet për tregtinë ndër rajonale janë modeste.

Megjithëse Samiti BE – Ballkan Perëndimor i mbajtur në Tiranë, shënon një hap të rëndësishëm përpara, padurimi për afatizimin e procesit të anëtarësimit në BE është i madh. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ofrimin e instrumenteve politik dhe ekonomik që mundësojnë një gjë të tillë dhe që zbusin hendekun zhvillimor, që veçse thellohet me kalimin e kohës mes nesh dhe BE-së. Është koha që BE-ja ta trajtojë Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj”, deklaroi Bushati.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat