Dolën në balotazh, demokratët votojnë nesër në 5 bashki

Shqipëria

Dolën në balotazh, demokratët votojnë nesër në 5 bashki

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Këtë të dielë, 11 dhjetor, do të zhvillohet raundi i dytë (balotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë.

1. Mat

2. Dibër

3. Fier

4. Mirditë

5. Librazhd

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat