Thirrja e Yuri Kim për të luftuar korrupsionin/ Deputeti i PD: Ambasadorja i zbehu entuziazmin qeverisë për largimin e saj! I siguroi se SHBA do vijojë me…

Shqipëria

Thirrja e Yuri Kim për të luftuar korrupsionin/ Deputeti i PD: Ambasadorja i zbehu entuziazmin qeverisë për largimin e saj! I siguroi se SHBA do vijojë me…

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 23:19
Ferdinand Xhaferraj

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj e konsideron një përgjigje ndaj qeverisë, reagimin që bëri ambasadorja Yuri Kim sot për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferraj shkruan se ambasadorja i zbehu entuziazmin qeverisë për largimin e saj, duke i siguruar ata se SHBA do të vijojë angazhimin për ç’rrënjosjen e korrupsionit në vend.

Sipas deputetit, Kim dha një mesazh të qartë edhe për “tentativat e qeverisë për të kontrolluar zgjedhjet për kreun e ri të SPAK”.

Postimi i Ferdinand Xhaferrajt:

Ambasadorja Kim sigurohet te zbehe entuziazmin e qeverise per largimin e saj.

Ndersa qeveria shqiptare nxitoi dy dite me pare me nje akt te paprecedent diplomatik te informonte per fillimin e procedurave per zevendesimin e ambasadores Kim, sot Ambasadorja “I ktheu nderin” duke i siguruar se angazhimi i SHBA-se per crrenjosjen e korrupsionit qe ka mberthyer Shqiperine nuk do te zbehet me largimin e saj.

Tentativave te qeverise per te kontrolluar zgjedhjen e kreut te SPAK-ut, ambasadorja iu pergjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka percaktuar luften kunder korrupsionit si interes thelbësor të Amerikes.

Madje, ne qershor 2021, ka nenshkruar nje Urdher Ekzekutiv, i cili ka per qellim te rrise pasojat per kedo qe minon institucionet demokratike dhe destabilizon Ballkanin Perendimor, përfshi Shqiperine.

Ne reagimin e saj ambasadorja Kim theksoi se “I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit”.

Per nga menyra se si funksionon gjeopolitika, frytet e diplomacise shpesh nuk ndihen ne afat-shkurter.

Kjo konfirmon se korrupsioni masiv do te jete murtaja qe do te zeroje ne syte e aleateve cdo “nder” gjeopolitik te bere nga Rama me shpresen se permes tyre do te fshihte bemat e deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat