Tentuan të largoheshin nga Shqipëria me pasaporta gjermane të falsifikuara, e pësojnë keq të rinjtë nga Kosova

Shqipëria

Tentuan të largoheshin nga Shqipëria me pasaporta gjermane të falsifikuara, e pësojnë keq të rinjtë nga Kosova

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Policia e Tiranës njofton se në pranga janë vendosur tre shtetasit nga Kosova. Në kërkim është shpallur edhe një 20 vjeç nga Kosova, rezident në Gjermani. Kosovarët u paraqitën te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë. Ata kanë paraqitur lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut.

Pas verifikimeve të bëra nga autoritetet, rezultuan se dokumentet e tyre ishin të falsifikuara.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Policia Kufitare e Rinasit, kontrolle të shtuara duke përdorur teknologjinë bashkëkohore me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, të falsifikimit të dokumenteve. Arrestohen në flagrancë tre shtetas kosovarë, të cilët tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Shpallet në kërkim edhe shtetasi që kishte siguruar dokumentet e falsifikuara, shtetasve të arrestuar, kundrejt pagesës së shumave të konsiderueshme.

Sekuestrohen tre leje qëndrimi gjermane, të falsifikuara. Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– L.I, 24 vjeç, Sh.H, 26 vjeç dhe P.A.,27 vjeç, të tre nga Kosova.

Gjithashtu, u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi E. H., 20 vjeç, nga Kosova, rezident në Gjermani. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur te sporteli policor në kabinat e daljes nga Republika e Shqipërisë, pasi do të udhëtonin në drejtim të Gjermanisë, dhe te sporteli kanë paraqitur, lejet e qëndrimit për në Gjermani, dhe pasaporat e tyre të cilat kishin nga një vulë të Maqedonisë së Veriut. Punonjësit e Policisë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për origjinalitetin e dokumenteve, kanë bërë bllokimin e tyre dhe pas verifikimeve të bëra, në laboratorin e Policisë Kufitare, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë disponon Policia Kufitare, rezultoi se lejet e qëndrimit dhe vulat, ishin të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve. Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat