Problematikat nga reshjet e shiut në Gjirokastër/ Deputeti i PD: Përmbytjet dhe errësira për shkak të braktisjes nga shteti!

Shqipëria

Problematikat nga reshjet e shiut në Gjirokastër/ Deputeti i PD: Përmbytjet dhe errësira për shkak të braktisjes nga shteti!

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Tritan Shehu

Reshjet e shiut kanë sjellë problematika në qarkun e Gjirokastrës, me përmbytje në disa zona dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Për këtë situatë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Sipas tij, përmbytjet dhe errësira janë si pasojë e braktisjes së qëllimshme të shtetit.

Në një shkrim në Facebook, Shehu thotë se të njëjtat probleme përsëriten sa herë fillojnë shirat. Ai akuzon qeverinë se nuk bën asgjë për të përmirësuar gjendjen, por vetëm premtime dhe gënjeshtra.

Deputeti i PD-së thotë se qëllimi final i kryeministrit Edi Rama është të përzërë shqiptarët nga vendi.

Postimi i Tritan Shehut:

Qarku i Gjirokastres! Erresira, pasoje e braktisjes se qellimshme te tij nga Shteti! Per ta boshatisur ate nga ata banore fisnike!

I njejti problem, qe perseritet me te filluar shirat e pare e vazhdon per muaj te tere. I njejti qendrim i Pushtetit lokal e institucioneve sheteterore qendrore:

Nuk bejne agje per te permiresuar gjendjen! Vetem fjale, genjeshtra e premtime gjate veres per dimrin qe do te vije. E me tej vazhdohet me nje “fotokopje “ te vitit te mepareshem.

Erresire, erresire, erresire. Duke filluar nga ish komunat e Permetit, Kelcyres, Memaliajt, Tepelenes…

Per te vazhduar me gjysmen e Qytetit te Gjirokastres, Lazaratit, ish Komunat nga Ura e Lumit e deri ne Tepelene…

Pjesa e madhe e Bashkise Libohoves, Dropullit e keshtu me radhe. Pra kudo erresire.

Erresire e frike per banoret, edhe nga rreziku, qe i kercenon shume ura te amortizuara krejtesisht ne Qark.

Per te mos folur ketu me tej per permbytjet e hapesirave te mbjellura e demet e medha financiare te pa kompnesuara ne ato. Sepse keshtu eshte katandisuar aty i gjithe sistemi ujor per bujqesine:

Ne vere thatesire ne dimer permbytje. Dhe askush nuk leviz, asnje permiresim prej reth 10 vitesh Rilindje ne pushtet.

Vetem dicka tragjike leviz:

Keta banore plot vlera e histori, qe jane te detyruar vecse te braktisin me dhimbje ate Qark per te mbijetuar. Sic duket ky eshte edhe qellimi final i Rames e kesaj Qeverie:

Te perzere shqiptaret masivisht. E me tej te sundoje qofte edhe mbi nje milion si skllever. Po perseritet e njejta strategji perverse e Esat Pashes!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat