Shembet muri rrethues i stadiumit “Adush Muça”, dëmtohen tre makinat e parkuara

Shqipëria

Shembet muri rrethues i stadiumit “Adush Muça”, dëmtohen tre makinat e parkuara

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e rrethimit të stadiumit “Adush Muça” në Ballsh është shembur për shkak të shirave që kanë rënë orët e fundit.

Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si makinat janë shkatërruar nga rënia e materialeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat