​Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar në Shqipëri

Shqipëria

​Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar në Shqipëri

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 20:43
​Altin Basha

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Kështu Këshilli i Ministrave vendosi që Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar të lirohet nga kjo detyrë dhe Altin Basha të emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë. Para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga “Arturbina”.

Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat