Deputeti i PD: Po ndien valën goditëse që po vjen nga Uashingtoni ndaj faktorëve të korruptuar

Shqipëria

Deputeti i PD: Po ndien valën goditëse që po vjen nga Uashingtoni ndaj faktorëve të korruptuar

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 22:18
Kreshnik Çollaku

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24, deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka komentuar përplasjet në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Ai tha se Uashingtoni pritet të ndërmarrë një valë të gjerë goditëse në lidhje me korrupsionin dhe sipas tij kjo gjë është parashikuar nga kryeministri Rama, i cili është përplasur së fundmi me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Çollaku nënvizoi se kryeministri do t’i kundërvihet reformës në drejtësi, pasi politika amerikane për Ballkanin Perëndimor do bazohet në zbatimin e dekretit të presidentit Biden mbi faktorët e korruptuar në rajon.

“Mendoj që pavarësisht replikave mbi emrat e prokurorëve unë mendoj që kjo përplasje e ekspozuar në pak element është mes qëndrimit të qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare. Politika amerikane për Ballkanin perëndimor do bazohet në zbatimin e dekretit të presidentit Biden mbi aktorët e korruptuar në Ballkan. Kjo përcakton aktorët e korruptuar si cenim të aktorëve ndërkombëtarë. Vala goditëse nga Uashingtoni do jetë e gjerë për të goditur faktorët e korruptuar, dhe besoj se këtë po e parashikon edhe Edi Rama. Është çështja se kjo qeveri dhe Rama po ndjejnë valën goditëse që po vjen karshi tyre në mos ka mbërritur. Do vijë një moment që Rama do i kundërvihet edhe reformës, edhe përpjekjeve për të ndikuar në sistemin e tij. Rama zgjedh ose ta humbë me nder ose me humbje të mëdha kapitale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat