Tentoi të vriste biznesmenin, merret vendimi për 37-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë

Shqipëria

Tentoi të vriste biznesmenin, merret vendimi për 37-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Enkeli Kertalli. Ky i fundit dyshohet se ne vitin 2017 ka qëlluar me arme zjarri ne drejtim te automjetit me drejtues biznesmenin Dashamir Gjoka, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet M. B.

Për shtetasin Enkeli Kertalli Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurtisë “arrest me burg”. Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Dashamir Gjoka.

37-vjeçar i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat