“Pritet të shpërthejë…”/ Hoxha bën paralajmërimin e fortë dhe zbulon 5 qytetet që ndodhen në situatë kritike

Shqipëria

“Pritet të shpërthejë…”/ Hoxha bën paralajmërimin e fortë dhe zbulon 5 qytetet që ndodhen në situatë kritike

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:54
Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar 5 qytetet që sipas tij janë në një situatë kritike për sa i përket krimit të organizuar, të cilat janë, Shkodra, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Durrësi.

Sipas Hoxhës edhe pse situata momentalisht duke se është e qetë, më problematike vijon të mbetet Shkodra që sipas tij bandat kanë ende hesape të pa mbyllura mes tyre.

“Kemi një qetësi të rreme para furtunës. Kemi Shkodrën, që nuk është situata aq e qetë sa duket. Se situata është e ngrirë dhe jo e zgjidhur. Janë disa konflikte aty. Policia dhe Prokuroria nuk ka reaguar. Vrasja e Bardhok Pllanës, Fatbardh Licit. Vrasja e xhaxhai dhe babai të Asmer Bilalit. Thjeshtë nuk dalin më aq haptazi në qytet por janë aty në pritje. Është e rrezikshme situata” tha Hoxha.

Durrësi sipas Hoxhës vijon të mbetet problematik për shkak të luftës për të kontrolluar portin ku hyjnë kryesisht ngarkesat e drogës.

“Durrësi kanë lëvizur ekuilibrat. Kanë dalë operatorë grupe të reja që kontrollojnë Durrësin. Nuk është aq e qetë situata. Fati i mirë është se krerët e grupeve janë jashtë, kryesisht në Dubai dhe nuk plasin konfliktet këtu” tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat