Arrestohet në flagrancë 42 vjeçari që shpërndante kokainë e kanabis në Elbasan

Shqipëria

Arrestohet në flagrancë 42 vjeçari që shpërndante kokainë e kanabis në Elbasan

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Një 42 vjeçar u arrestua në Elbasan, pasi u kap në flagrancë me doza me lëndë të dyshuar narkotike, kokainë.

Policia sot informoi se gjatë kontrollit në banesën e I.F , u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike, kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me një peshore elektronike, dy aparate celulare dhe dozat me kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitorja”. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi I. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.”, informoi Policia.

Nga veprimet hetimore, sipas Policisë, rezultoi se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.

“Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, informoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat