Doganierët e Durrësit marrin ryshfete për kalimin e mallrave/ Analisti: E turpshme, cënohet siguria kombëtare!

Shqipëria

Doganierët e Durrësit marrin ryshfete për kalimin e mallrave/ Analisti: E turpshme, cënohet siguria kombëtare!

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 17:54
Analisti Genc Burimi

Analisti Genc Burimi e konsideron marrjen e ryshfetit nga doganierët e Durrësit si ngjarjen më të rëndë që mund të ndodhë në një shtet. Sipas tij, lejimi i kalimit të mallrave në këmbim të ryshfetit, dëmtojnë ekonominë dhe cilësinë e këtyre produkteve në treg.

Në një intervistë për Neës24, ai deklaroi se kjo çështje kërkon ngritjen e një komisioni hetimor, teksa shton se edhe ambasadorja Yuri Kim duhet të reagojë.

Burimi: Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë në një shtet, pasi cenohet siguria kombëtare. Këto mallra që kalojnë me ryshfete dëmtojnë ekonominë dhe cilësinë e mallrave në treg. Sot duhet se s’bën kërkimi i një komisioni hetimor në lidhje me këtë skandal. Ambasadorja Kim duhet të jetë në palën paditëse në lidhje me këtë skandal. Ajo tha që SHBA është në krah të shqiptarëve të thjeshtë. Nuk luhet me këto gjëra, aspak. Duhet të hapet një hetim për këtë çështje.

Kjo që po shohim sot është tipike e asaj që po ndodh në vend, korrupsion, abuzime me postet dhe pastrim parash të cilat shkojnë pastrohen te amnistia fiskale e Ramës. Që kjo të mos ketë jehonë te institucionet qeveritare është skandaloze. Drogë, armë dhe nesër mund të hyjë materie nukleare në vend, gjithçka mund të ndodhë.

Genc Burimi thotë se kjo është një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe se nuk mund të bëhet pa mbështetjen e qeverisë. Por, shton Burimi, ky skandal do të jetë në dorën e drejtësisë për t’u zbardhur.

Burimi: Duhet të pezullohet marrëveshja me firmën kontraktore të skanerëve në port, duhet të vijë ushtria në portin e Durrësit deri sa hetimi të shohë ku ka shkuar skema. Kjo skemë nuk mund të bëhet pa një mbështetje, drejtësia duhet ta provojë. SPAK-u nuk ka urgjencë më të madhe se porti i Durrësit ku po bëhet hataja. SPAK nuk po vepron se mund të kontrollohet nga qeveria ose janë njerëz  shumë të trembur dhe janë rehat me atë rrogën që marrin. Duhet një protestë të bllokojnë portin e Durrësit, po lejohen kriminelë aty. Këto denoncime e kanë vendosur në pozitë të vështirë qeverinë Rama, opozita duhet të jetë në terren, është skandal, e paimagjinueshme.

Është arsye tërësore pse Rama është ftohur me Yuri Kim sepse amerikanët nuk mund të kenë standard të dyfishtë. Çarja filloi me amnistinë fiskale dhe më pas vijoi me pasaportat e arta. Shqipëria jep pasaporta të arta duke bërë të njëjtën gjë që bëjnë Rumania dhe Moldavia, moldavët marrin pasaportë rumune dhe hyjnë në Evropë. Këtë pasaportë mund t’ia japë një trafikanti, njëri nga Kolumbia apo Ekuadori, etj dhe t’i hapë rrugën për të hyrë në Evropë pa viza. Qeveria hesht për këtë pikë. Duhet t’i thuhet copë qeverisë Rama që është e patolerueshme që të mendohet të bëhet amnistia fiskale në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat