A do ketë amnisti për këtë vit? Reagon Ulsi Manja dhe tregon vendimin

Shqipëria

A do ketë amnisti për këtë vit? Reagon Ulsi Manja dhe tregon vendimin

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:10
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e përjashtoi mundësinë e amnistisë së fundvitit.

Në një prononcim, Manja u shpreh se amnistia e të dënuarve është ende në fazën e vlerësimit, çka e bën të pamundur miratimin e saj nga Parlamenti brenda vitit 2022.

Pyetja: Do ketë amnisti këtë vit?

'Jo. Jemi në fazën e vlerësimit. Do të kemi një amnisti, por për këtë vit, Parlamenti një ose dy seanca ka.'- tha Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat