KQZ: Vota e 14 majit 2023 nuk cënohet nga sulmet kibernetike

Shqipëria

KQZ: Vota e 14 majit 2023 nuk cënohet nga sulmet kibernetike

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Ilirjan Celibashi

Hakerat nuk do të mund të deformojnë votën e qytetarëve në zgjdhjet vendore të 14 majit 2023. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bën me dije se sistemi për procesin e zgjedhjeve dhe lista me të dhënat e zgjedhësve, nuk cënohen pasi kanë sigurinë maksimale.

Vota e 14 majit 2023 për kryebashkiakët e rinj, është e mbrojtur përballë sulmeve të mundshme, kibernetike.

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi garanton zgjedhesit se sistemi që përdoret për procesin e votimit është i mbyllur, ç’ka nuk rrezikon ndërhyrjen nga hakerat.

Ilirjan Celibashi: “Deri më sot nuk kemi patur asnjë lloj problemi, por kjo më shumë lidhet me faktin që të dy sistemet, janë sisteme të mbyllura nuk janë sisteme të lidhura në rrjete. Ofron garancinë maksimale, në kuptim të pamundësisë për të qenë të sulmuar nga faktorë të tretë”

Edhe të dhënat personale të listave të zgjedhësve, janë gjithashtu te paprekshme sipas Celibashit.

Ilirjan Celibashi: “Procesi zgjedhor ose ata komponentë të këtij procesi, të cilët implikojnë përdorim teknologjisë së informacionit, të ofrojnë gjithë garancitë në lidhje me paprekshmërinë dhe mosndërhyrjen në këto sisteme”

Edhe pse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka siguruar se nuk do të kenë probleme me sulmet kibernetike, qeveria nuk e ka miratuar kërkesën për votimin dixhital në 6 bashki, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Vorën , me argumentin e sulmit të hakerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat