Shtrenjtohen hidrokarburet në Shqipëri, rritet çmimi i naftës, benzinës e gazit

Shqipëria

Shtrenjtohen hidrokarburet në Shqipëri, rritet çmimi i naftës, benzinës e gazit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Çmimet e hidrokarbureve janë rritur me disa lekë në Shqipëri, sipas vendimit që Bordi i Transparencës ka marrë këtë të mërkurë.

Nafta ka pësuar një rritje prej gjashtë lekësh. Nga pasditja e sotme, do të shitet në pikat e karburantit për 202 lekë/litër.

Me tre lekë më shtrenjtë do të shitet dhe benzina. Nga 175 lekë, një litër benzinë tashmë do të shitet për 178 lekë.

Po ashtu, edhe çmimi i gazit është shtrenjtuar dhe do të shitet në pikat e karburantit për 71lekë për litër, shkruan Topchanel

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sonte në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat