Marrëveshja për portin e Durrësit, Lita: Po humbim busullën ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria

Marrëveshja për portin e Durrësit, Lita: Po humbim busullën ekonomike të Shqipërisë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:37
Lavdrim Lita

Lavdrim Lita gazetar dhe drejtor i Faktor.al në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se me marrëveshjen për Portin e Durrësit po humbet busulla ekonomike e Shqipërisë.

Ai thotë se “Ne duhet ta shikojmë Portin e Durrësit si një humbje të madhe infrastrukturore që po i ndodh Shqipërisë”.

Lita nxjerr në pah dhe një problematikë lidhur me zhvendosjen e Portit të Durrësit ku thotë se "pikëpamja e sigurisë nuk është marrë në konsideratë kur është vendosur për të ndryshuar destinacionet e Portit të Durrësit aktualisht". 

Lavdrim Lita: Ne duhet ta shikojmë Portin e Durrësit si një humbje të madhe infrastrukturore që po i ndodh Shqipërisë. Ne kemi parë që 90 për qind e flotës detare ankorohet në Durrës dhe rreth 60 për qind e furnizimeve me ushqim kalon nga porti i Durrësit. Është një tundim që qeveria shqiptare ju bën investitorëve të huaj. Ne po humbim busullën ekonomike të Shqipërisë siç është Porti i Durrësit.

“Ne nuk kemi një port përveç portit të Durrësit që nga pikëpamja e sigurisë të na sigurojë këtë aksibilitet dhe nuk kuptohet se pse kjo pikëpamje e sigurisë nuk është marrë në konsideratë kur është vendosur për të ndryshuar destinacionet e Portit të Durrësit aktualisht. Duke e ndryshuar nga port tregtar në port mallrash, port pasagjerësh dhe port ushtarak ne po e kthejmë në një port jahtesh për milioner apo miliarder të huaj kolon që vijnë e strehohen në Durrës përmes një logjike amnistie fiskale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat