Gara për kreun e ri të SPAK-ut, Yuri Kim mbërrin në KLP

Shqipëria

Gara për kreun e ri të SPAK-ut, Yuri Kim mbërrin në KLP

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka mbërritur në KLP, ku po zhvillohet aktualisht seanca për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili shpalosën platformat e tyre. Ai që do të bindë më shumë KLP-në do të marrë stafetën e SPAK deri në 2025-ën.

Për të shmangur cënueshmërinë, procesi do të monitorohet nga ambasada e SHBA.

Në seancën e sotme mungon një anëtare e KLP-së,  Esmeralda Keshi, mbledhja do të vazhdojë pa praninë e saj.Gjatë këtyre ditëve ambasadorja Juri Kim ka apeluar në mënyrë të vazhdueshme që zgjedhja e pasardhësit të Arben Krajës të mos ndikohet nga politika, raporton gazetari Ermal Vija.

Madje për të treguar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, diplomatja amerikane ka zhvilluar takime me anëtarë të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Porosia ka qenë e prerë: pushteti duhet t’i mbajë duart larg për të mos manipuluar procesin. Ky është thelbi i reformës në drejtësi.

Në përgjigje të thirrjes së ambasadores kryeministri Rama deklaron se kreu i prokurorisë speciale nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada por nga vetë anëtarët e Këshillit të lartë të Prokurorisë. Edhe atyre Rama u ka kërkuar të mos influencohen nga askush por të vendosin në bazë të performancës së emrave që garojnë për kreun e SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat