Rishikimi i buxhetit/ Opozita: Dështuat me rindërtimin, fondet shtesë barrë për taksapaguesit

Shqipëria

Rishikimi i buxhetit/ Opozita: Dështuat me rindërtimin, fondet shtesë barrë për taksapaguesit

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:25
Jorida Tabaku

Fondi shtesë për rindërtimin është konsideruar nga opozita si dëshmi e keqmenaxhimit të buxhetit të shtetit nga qeveria.

Gjatë debateve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, deputetja Jorida Tabaku, listoi edhe paratë e djegura për incineratorët.

Tabaku: Rindërtimi bashkë me incineratorët është një nga problemet më të mëdha të buxhetit. Keni miratuar një fond minimal, keni bërë tenderimet për fondin e rindërtimit pa i pasur fonde të planifikuara në buxhet dhe tani pak nga pak po i rrisni. Dhe fondin që keni parashikuar për vitin e ardhshëm, këtu do të jemi kur do ta rrisni, të gjitha të tenderuara. Ka shkuar pothuajse 1 miliard euro gjithë projekti i rindërtimit pa pasur asnjë transparencë por njëkohësisht me një fond të tenderuar pa i pasur burimet financiare të miratuara në buxhet.

Ndërsa deputeti, Bujar Leskaj, tha se qeveria ka mbushur arkën me rritjen e çmimeve.

Leskaj: Ju kujdeseni që në relacion si Këshill Ministrash mos të nxirrni arsyen e vërtetë pse ka ardhur rritja e të ardhurave. Zonja Ministre, rritja e të ardhurave ka ardhur nga rritja e çmimeve. Rreth 1.88 mld lekë kursime nga rezistenca sociale. Këto fonde nuk mund të ripërdoreshin? Për mendimin tim këto fonde mund ti orientonit drejt një pakete tjetër të rezistencës sociale.

Rishikimi i buxhetit u kritikua dhe nga përfaqësues të grupeve të interesit.

"Na e lehtësuat punën, edhe ju e keni kuptuar që ky projektligj nuk është gati, nuk mund të miratohet, nuk plotëson kërkesat. Është një projektligj i përgatitur në një zyrë, i pakonsultuar. Janë bërë komente dhe sugjerime por nuk është reflektuar asgjë prej tyre".

Ata kundërshtuan dhe taksimin e profesioneve të lira me argumentin se ka efekt negativ në kushtet kur Shqipëria po vuan emigrimin e fuqisë punëtore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat