Vota e emigrantëve/ Apeli i Kreut të KQZ: Partitë politike dhe Kuvendi të përmbushin urdhrin e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Vota e emigrantëve/ Apeli i Kreut të KQZ: Partitë politike dhe Kuvendi të përmbushin urdhrin e Gjykatës Kushtetuese

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:47
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi thotë se votimi i emigrantëve ka qenë dhe mbetet prioritet numër 1 i KQZ. Sipas tij, partitë politike dhe më pas Kuvendi janë të detyruar të përmbushin urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar boshllëkun ligjor për votimin nga jashtë sa më shpejt dhe jo më vonë se dhjetori 2023.

“Votimi nga jashtë ka qenë dhe mbetet prioriteti Numër 1 për KQZ Shqiperi. Sot në Nënkomisionin Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin, treguam çfarë KQZ ka bërë për të  përmbushur këtë prioritet.

Tani partitë politike dhe më pas Kuvendi janë të detyruar të përmbushin urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar boshllëkun ligjor për votimin nga jashtë sa më shpejt, jo më vonë se Dhjetori 2023”, shkruan Celibashi.

Pak dite me pare Gjykata Kushtetuese, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ e cila urdhëron partitë politike qe te garantojnë votën e emigranteve brenda nje viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat