Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK, ambasadorja e BE: Një institucion efektiv është thelbësor për suksesin në Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK, ambasadorja e BE: Një institucion efektiv është thelbësor për suksesin në Reformën në Drejtësi

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:59
Christiane Hohmann

Ambasadorja e BE e akredituar në Tiranë, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Në reagimin e saj Hohman thekson se SPAk u bë efektiv, dhe kjo ëhstë thelbësore për suksesin e reformës në Drejtësi.

Ndërkohë ambasadorja e BE ka vlerësuar punën e bërë nga Arben Kraja i cili ishte për 3 vite në krye të këtij institucioni.

Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat