Berisha: Rama e Agaçi, krerët e organizatës kriminale të djegësve.

Shqipëria

Berisha: Rama e Agaçi, krerët e organizatës kriminale të djegësve.

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 10:26
Sali Berisha

Afera e inceneratorëve është rikthyer sërish në krye të vëmendjes ditët e fundit, por për ishKryeministrin, në krye të aferës qëndron Kryeministri Rama dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Në fjalën e tij gjatë konferencës, Berisha sqaroi për qytetarët se përse autorë kryesorë të aferës së inceneratorëve janë kreu i qeverisë dhe numri dy i Kryeministrisë. “SPAK thirri Agaçin, jo Arben Ahmetin. Rama ka hallin e Agaçit se bashkë me Ramën janë dy krerët e organizatës kriminale të djegësve. Ministri i Financave është përgjegjës, por kurrë sa Kryeministri. Se asnjë s’mund të bënte asnjë veprim, po të mos bënte Agaçi me Ramën procedurën e mbyllur.

Ahmeti nuk lëvizte dot një qindarkë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, por këta të dy e bënë në kundërshtim me ligjin, këta janë kokat e aferës. Unë nuk kursej Arben Ahmetajn, e meriton është përgjegjës plotësisht. Arben Ahmeti është bashkëfajtor. Shkresa që qëndron duarjashtë, por e fajëson, shkruan se kjo nuk është kompetencë imja, pra këtë vjedhje do e bëjë ai tjetri, dhe Veliaj tani ia nxjerr dokumentet poshtë e përpjetë. Unë nuk kam asnjë interes, kam thjesht përpjekjet për të mashtruar një popull për hir të karrierave personale”, tha Berisha.

SKANDALI ME SHISH

Sakaq, për herë të parë Berisha denoncoi dje se kreut të SHISH-it, Helidon Bendo, i është mbyllur dera e shërbimit. Sipas Kryeministrit, kreu i SHISH-it pasi është kthyer nga SHBA-ja ku ishte për trajnim nuk ka mundur që të rimarrë postin e tij. “Informoj shqiptarët se në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, në një akt mafioz të pashembullt, shefit të Shërbimit Informativ, të emëruar në përputhje me Kushtetutën e vendit nga Presidenti i Republikës, të dër-

“Drejtuesi i SHISH ka marrë urdhër të mos komunikojë me partnerët” Berisha: Rama e Agaçi, krerët e organizatës kriminale të djegësve Kryetari i PD: Shefit të SHISH i mbyllen dyert e shërbimit. Nëse Rama e konsideron spiun të amerikanëve e gjermanëve, të bëjë transparencë guar për shkollim në SHBA, pas kthimit nga shkollimi në kundërshtim me ligjin, i mbyllen dyert e shërbimit dhe nuk i lejohet të marrë detyrën, pa asnjë akt, pa asnjë vendim, të atij që supozohet të jetë kryetar shteti, dhe që mbron firmën e institucionit.

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga Kryeministri, por emërohet nga Presidenti, dhe po me ligj, ai u raporton të dyve”, tha Berisha Ndërkohë, i bën thirrje kreut të qeverisë se përse nuk e lejon, pasi Bendo është zgjedhur sipas procedurave ligjore dhe kushtetuese. “Ju mund të merrni deklaratat e mia për Bendon, asnjë konsideratë të veçantë nuk kam shprehur, përkundrazi kam shprehur të gjithë rezervat e mia. Por, a mund të pranohet një akt banditesk? Nëse Edi Rama e konsideron atë spiun të amerikanëve, francezëve apo gjermanëve, ai duhet të bëjë transparencë para shqiptarëve, sepse për aq kohë sa Helidon Bendo ka kryer atë detyrë, ka drejtuar një institucion kushtetues.

Është një emërtesë kushtetuese. Emërohet nga kreu i shtetit dhe nuk ka askush të drejtë, pa pëlqimin e kreut të shtetit, me shkrim, as ta pezullojë, as ta shkarkojë”, u shpreh Berisha. Ndërkohë, zëvendësi i Bendos sipas Berishës, ka marrë urdhër nga Kryeministri që të mos komunikoj me partnerët. “Unë ju kam informuar që Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër.

Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare. Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat