​Rama: Monitorim i pandërprerë i situatës së reshjeve

Shqipëria

​Rama: Monitorim i pandërprerë i situatës së reshjeve

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh sot (e shtunë) se situata e krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut është në monitorim të pandërprerë.

Rama ndau sot pamje nga ndihma që po u jepet banorëve të zonave të prekura nga reshjet e fundit në disa zona në veri të vendit.

“Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Qarku i Shkodrës dhe Lezhës ishin zonat më të prekura nga reshjet e dendura të shiut me shumë hektarë tokë nën ujë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat