Moti i ligë, Rama: Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve

Shqipëria

Moti i ligë, Rama: Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Moti me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë Shqipërinë prej disa ditësh, ndërsa situata më problematike paraqitet në veri, ku hektar të tërë toke ndodhen nën ujë. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se situata është në monitorim të pandërprerë dhe se autoritetet janë në terren për t’u përgjigjur për çdo nevojë të njerëzve.

“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut. Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, ka shkruar Rama.

Më e rëndë situata është paraqitur në Shkodër, ku janë në total 3020 hektar tokë nën “pushtetin e ujit”, shkruan Atsh. Po ashtu, Bashkia Shkodër ka raportur për disa banesa me prezencë të lart uji në oborre, ndërsa rruga e Obotit dhe ajo Darragjat-Shirq, janë të pakalueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat