Operacioni i rrallë në QSUT, i shpëton jetën 9-vjeçarit

Shqipëria

Operacioni i rrallë në QSUT, i shpëton jetën 9-vjeçarit

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 16:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një operacion i rrallë është kryer nga mjekët e spitalit Universitar Nënë Tereza. Ndërhyrja i shpëtoi jetën një 9-vjeçari të diagnostikuar me kancer të trakesë.

Masa tumoriale në trakenë e qafës pengonte kalimin dhe nxjerrjen e ajrit. Me këtë lloj kancer janë të prekur 10 persona në botë.

Në këto kushte u kërkua operim i menjëhershëm duke hequr një pjesë të trakesë të prekur.

Në një mesazh në Facebook ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vlerësoi stafin e Kirurgjisë Infantile në Pediatrinë e Tiranës, duke e cilësuar si punë të jashtëzakonshme operacionin e kryer që i shpëtoi jetën 9-vjeçarit.

Pas operacionit, i vogli është kthyer në shtëpi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat