Lazim Destani në Tiranë në tribunën e Ditës së Diasporës foli për rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit

Shqipëria

Lazim Destani në Tiranë në tribunën e Ditës së Diasporës foli për rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 15:06
Lazim Destani

Mbreme, ne kuadër të Ditës së Diasporës filloi agjenda e Këshillit Koordinues të Diasporës ne Tirane ku moren pjese Lazim Destani nga (Tetova) Gjermania, President Nderi i Dhomes se Biznesit te Diaspores, Ardian Lekaj Kryeatri i Dhomes se Biznesit te Diaspores, Bashkëkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Damian Gjiknuri, Mark Gjonaj Kryetar i Bashkise se New York-ut etj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne kete tribune u diskutua per rëndësinë e diasporës shqiptare në proceset integruese të vendit, për reformat e rëndësishme dhe në veçanti për votën e diasporës, që mbetet njëra ndër temat kryesore të KKD-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, shtroi darkë pune duke u dëshiruar mirëseardhje Anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në ditën e dytë të këtij aktiviteti agjenda vazhdoi me hapjen e Konferencës së Diasporës ku të pranishëm ishin Kryeministri dhe disa ministra të Kabinetit Qeveritar. Me këtë rast KKD-ja prezantoi punën e saj trevjeçare rreth aktiviteteve të zhvilluara deri më tani.

Nga diskutuesit në konferencë u theksua rëndësia e vazhdimit të punës për forcimin e urave lidhëse mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat