​Rama: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon në mars të 2024-ës

Shqipëria

​Rama: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon në mars të 2024-ës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se hekurudha Tiranë - Durrës pritet të përfundojë në mars të 2024.

Hekurudha është e gjatë 39 km, ku 34 km i përkasin gjurmës ekzistuese Tiranë-Durrës, që po rindërtohet e modernizohet dhe 5 km janë gjurmë e re nga “Megatek” deri në aeroportin e Rinasit.

Distanca nga qendra e Tiranës deri në aeroportin e Rinasit do të përshkohet për vetëm 12 minuta, ndërsa udhëtimi Tiranë-Durrës do të zgjasë 22 minuta.

Durrësi konsiderohet nyja më e rëndësishme, pasi prej Durrësit do të nisen rrugët e tjera hekurudhore që kanë të bëjnë me Korridorin 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat