Çupi rendit dosjet e nxehta në SPAK që do trondisë politikanët dhe zyrtarët e lartë të vendit

Shqipëria

Çupi rendit dosjet e nxehta në SPAK që do trondisë politikanët dhe zyrtarët e lartë të vendit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:29
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se është e pamundur që kreu i SPAK t’i zgjidhë të gjitha çështjet.

“Pesha që rëndon mbi Dumanin, një pjesë e saj është thjeshtë shpresë nuk është e vërtetë. Pjesa tjetër është një peshë që bie mbi të për shkak të mungesës së institucioneve. Nuk është e mundur që t’i zgjidhë të gjitha gjërat”, u shpreh Çupi.

Ai renditi edhe dosjet e “nxehta” që sipas tij janë: inceneratorët, Gërdeci, Kompleksi Partizani dhe 21 janari.

Më 16 dhjetor, Altin Dumani u zgjidh kreu i ri i SPAK. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi. Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan  për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Dumani zuri vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, është në krye të SPAK për 3 vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat