Peleshi: Hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s në Shqipëri, ambicie e përkushtimit tonë

Shqipëria

Peleshi: Hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s në Shqipëri, ambicie e përkushtimit tonë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:35
Philippe Lavigne dhe Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, sot priti në takim Komandantin Suprem të Aleancës për Transformimin (SACT), Gjeneral Philippe Lavigne.

Ai u shpreh se hapja e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për municionet në Shqipëri, në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën, “një tjetër ambicie që tregon përkushtimin tonë.”.

Pelshi informoi se gjatë takimit u bisedua për sfidat në kufirin lindor të Aleancës, situatën në rajon, sigurinë kibernetike, angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe ACT si dhe zhvillimi i kapaciteteve të FA.

“Veç rritjes së kontributit me trupa, Shqipëria parashikon rritjen e investimeve në mbrojtje brenda 2024.”, shkroi Peleshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat