Shella: Reforma ka prodhuar efekte të kundërta nga ato që priteshin

Shqipëria

Shella: Reforma ka prodhuar efekte të kundërta nga ato që priteshin

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 21:40
Shella: Reforma ka prodhuar efekte të kundërta nga ato që priteshin

Reforma në drejtësi fillimisht u prit të sillte rezultate të thella, por të dhënat e deritanishme tregojnë faktin që ky tregues  ka zbehur jo pak “besimin” e qytetarëve te organet e reja.

Drejtori ekzekutiv i “INFOCIP” Gerti Shella, u shpreh se reforma në drejtësi ka prodhuar efekte të kundërta nga ajo që pritej. Këtë deklaratë e bëri në studion e emisionit “Pushteti” në Fax News me gazetaren Juela Meçani.

Ai thotë se procesi i vettingut shtoi vonesa dhe rreshtoi dosjet në gjykatat e vendit. Në Gjykatën e Lartë Shella theksoi se janë 35 mijë dosje që presin për t’u shqyrtuar dhe me këtë ritëm ai tha se ky proces mund të kërkojë 30 vjet.

“Reforma në drejtësi ka prodhuar efekte të kundërta nga ato që ka synuar. Gjykata e Lartë ka 35 mijë dosje që presin të gjykohen dhe ndoshta duhet të presim 30 vjet. Një ligj i paushqyer me burimet e nevojshme njerëzore, kthehet në kundërproduktiv”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat