Policia kontrolle të shumta në disa banesa në qytetin e Peqinit, dyshohet se fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia

Shqipëria

Policia kontrolle të shumta në disa banesa në qytetin e Peqinit, dyshohet se fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit.

Gazetari Enes Memolla raporton për Panorama TV se kontrolli është duke u kryer në disa banesa, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata për bastisjen e disa banesave dhe ambienteve ku dyshohet se kryhen aktivitete kriminale.

Gjithashtu dyshimet janë se në këto ambiente ku ka pasur kontrolle përgjatë mbrëmjes së të martës, fshihen persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të arrestuar apo shoqëruar nga ana e uniformave blu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat