2 viktima dhe 3 të plagosur në aksidente

Shqipëria

2 viktima dhe 3 të plagosur në aksidente

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar i cili po lëvizte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura e Gjoles u aksidentua në mbrëmje për vdekje nga një mjet në drejtimin e të cilit ishte një 19-vjeçar. I riu u shoqërua nga Policia pas aksidentit.

Ndërkohë gjatë paradites, një aksident i rëndë me 1 viktimë dhe tre të plagosur ndodhi në Elbasan.

Shtetasi Besnik Samurri, duke drejtuar automjetin tip “Benz” në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë 38-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa tre pasagjerët janë dëmtuar 3 pasagjerët, Misir, Blerta dhe Fatjon Maloku mbetën të plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat