Nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar, policia inspekton dhe rrethon zonën

Shqipëria

Nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar, policia inspekton dhe rrethon zonën

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Që prej orëve te para të mëngjesit të kësaj të mërkure, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri.

Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës.

Para nisjes së punimeve, policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurtë.

Ndërkohë efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat