“Shqipëria është mbushur me geto”, Mediu: Shumica e mjekëve duan të ikin, populli po plaket

Shqipëria

“Shqipëria është mbushur me geto”, Mediu: Shumica e mjekëve duan të ikin, populli po plaket

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 20:01
“Shqipëria është mbushur me geto”, Mediu: Shumica e mjekëve duan të ikin, populli po plaket

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur ditën e sotme gjatë seancës paralamentare, teksa ka thënë se vendi është mbushur me shumë zona të kthyera në geto të cilat nuk kanë interes nga pushteti vendor apo qendror.

Mediu deklaroi më tej se sipas Bankës Botërore shumica e mjekëve në vend duan të largohen, ndërsa tha se plakja e popullsisë në vend është një plagë e madhe.

Siç e thanë dhe kolegët, paguajmë më shumë se vendet e t era dhe marrim më pak shërbime. Shikoni si është kthyer Shqipëria, shumë zona janë kthyer në geto të shkëputura pa interes nga pushteti. Nuk mund të ketë ekonomi me këtë nivel skandaloz pagash në vend ku nuk garantohet as mbijetesa. Sipas Bankës Botërore numri mjekëve në vend është shumë i ulët, sipas FES shumica e mjekëve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit.

Plakja e popullsisë në vend është një plagë e madhe. Akoma më e rëndë është situate në spitalet universitare. Është e dhimbshme ajo që po ndodh dhe është kriminale pranimi i këtij fenomeni dhe mos reagimi. Plakja e popullsisë është plaga më e rëndë e vendit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat