U përplas nga Vasil Bollano, i mituri dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

Shqipëria

U përplas nga Vasil Bollano, i mituri dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Tiranë- ka mbërritur te Spitali i Traumës në Tiranë i mituri që përplas nga Vasil Bollano.

Burime informuan se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme.

Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat