U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë 17-vjeçari

Shqipëria

U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë 17-vjeçari

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.

Sipas News24, 17-vjeçari Eljo H., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur dje në Llogara.

Adoleshenti ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat