“Pse e kthejmë në ferr jetën e bujqve?!” Braçe: Mendoni një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në tre të mëngjesit

Shqipëria

“Pse e kthejmë në ferr jetën e bujqve?!” Braçe: Mendoni një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në tre të mëngjesit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Erion Braçe

Deputeti Erion Braçe sërish u ka dalë në mbrojtje bujqve gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit.

“Është politikë e poshtër të krijosh alibi pse mos u japim bujqve atë që u takon, atë që duhet të merrnin se kanë mbjellë tokat në vjeshtë. Kërkova për një mbështetje, janë përjashtuar për të paguar edhe 1500 familje blegtorale, 1 miliardë plus për vitin e ardhshëm e kërkova por, sa morën 0, sa do të marrin?

Vetëm 200 mln një të 50 e asaj që po shpërndajnë. Ka ndonjë ekspert këtu në sallë të më thotë se si argumentohet kjo? Kjo është padrejtësi, 3.7 mld japim ne, 7283 lekë për hektarë më pak se sa gjysma e një thesi me pleh, kam një pyetje të sinqertë, çfarë na kanë bërë këta njerëz? Na kanë bërë deputet, një jetë shumë më të mirë se sa të tyren. Ata janë njerëz pa jetë. Jeta e tyre është puna, nuk flas për lopët, por për njerëz. Mendoni një vajzë vetëm 15 vjeç që çohet në 3 të mëngjesit që hyn në stallë, mjel lopën, e pastron, bën gati ushqimin për të e ushqen, bën punë të tjera në funksion të lopës, e bën gati për mjeljen e lopës, e bën gati e ushqen dhe më pas bie gati të flerë, e bën për gati 20 vite më pas, bëhet 35,  60 vjeç, nuk ka pasur jetë.

E njëjta situatë është edhe për një djalë, ata punojmë ne ushqehemi, ne nuk duam këtë jetë për fëmijët tanë. Pse, duam thjesht ushqimin dhe ata që prodhojnë, ne nuk duam jetën e tyre, por pse i nënvlerësojmë, pse e kthejmë në ferr punën dhe jetën e vajzave që jetojnë në bujqësi. Dëgjova me shumë vëmendje që më vjen mirë që pati njerëz që menduan për vreshtarinë. Por kur flitet për mirëqenien e pafundme që ne çojmë tek bujqit, është për të vënë duart në kokë, bujqësia janë këta njerëz që me shpirt e me zemër që prodhojnë ushqim”, tha Braçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat