Deputeti i PD ironizon në Kuvend: Punën ‘e mirë’ e pamë te filmimet në Portin e Durrësit, ‘punohet’ dhe merret ryshfet

Shqipëria

Deputeti i PD ironizon në Kuvend: Punën ‘e mirë’ e pamë te filmimet në Portin e Durrësit, ‘punohet’ dhe merret ryshfet

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:51
Deputeti i PD, Edmond Spaho

Çështja e korrupsionit në Doganën e Durrësit është bërë objekt debati në Parlament. Deputeti i PD, Edmond Spaho nga foltorja duke ironizuar qeverinë dhe se “punët e mira” u panë në pamjet filmike, që tregonin sesi merrej ryshfeti.

Sipas deputeti demokrat vemendja e kesaj qeverie eshte tek korrupsioni dhe tek aferat.

“Pse ikin njerëzit kur  pagat rriten, inflacioni është ulur? Pse kanë ikur në Angli vetëm 13 mijë vetë këtë vit?! Edhe mburremi dhe themi që rritja e të ardhurave 45 mld lekë përgjatë vitit që thuhet se ka ardhur nga puna e mirë e qeverisë.

Zero punë të mirë të qeverisë ka në këtë rast. Punën e mirë të qeverisë e pamë te filmimet në Doganën e Durrësit se si punohet dhe merret ryshfet. S’ka asnjë shqetësim për të mbledhur taksat nga Doganat dhe Tatimet.

Vëmendja është te korrupsioni. Më thoni një vit që nga 2013 që të jenë mbledhur paratë më shumë se sa janë parashikuar. Këto para janë mbledhur në buxhet të shtetit pothuajse nga rritja e fëmijëve.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat