Policia i ndaloi për kontroll, trafikantët e drogës i tradhtoi reagimi, si ranë në pranga italiani dhe shqiptari

Shqipëria

Policia i ndaloi për kontroll, trafikantët e drogës i tradhtoi reagimi, si ranë në pranga italiani dhe shqiptari

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Policia

Dy persona njëri prej të cilëve është shqiptar kanë përfunduar në pranga pasi u kapën me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit policia italiane iu gjeti dy personave dy kilogram e gjysmë hashash, të cilën nëse do e hidhnin në treg do të kishte vlerën e 65 mijë eurove.

Arrestimi ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur agjentët ndaluan për një kontroll një ‘Mercedes’ me targa italiane ku udhëtonin dy persona.

Mësohet se makina ishte nisur për në Romë. Kur u pyetën se pse ishin në autostradë dhe ku po shkonin, trafikantët nuk arritën të jepnin shpjegime bindëse. Kështu, agjentët kanë nisur një kontroll, fillimisht personal, e më pas në makinë, ku u zbulua në bagazh dhe droga.

Sipas të gjitha gjasave, hashashi ishte i destinuar për tregun romak. Gjatë kontrollit u gjetën edhe rreth 4 mijë euro cash. Ndërkohë, ata janë transferuar në burgun e Arezzo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat