Pas një seance maratonë, parlamenti zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese (EMRI)

Shqipëria

Pas një seance maratonë, parlamenti zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese (EMRI)

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 01:35
Foto ilustrim

Pas një seance maratonë dy ditore Kuvendi i Republikës ka zgjedhur Marjana Semini si anëtaren më të re të Gjykatës Kushtetuese.

Në votimin gjatë orëve të para të së premtes, deputetet e maxhorancës votuan me 58, Seminin vota, Ardian Dvorani mori 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KE, Marjana Semini merr mandarin në Kushtetuese.

“Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, tha Bushka.

Gjatë votimit në sallë mungonin deputetët e Partisë Demokratike të cilët zgjodhën të bojkotonin procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat