Vodhi 30 mijë euro në banesën e një shtetasi, gjykata cakton masën "Arrest me burg" për efektivin e policisë në Cërrik

Shqipëria

Vodhi 30 mijë euro në banesën e një shtetasi, gjykata cakton masën "Arrest me burg" për efektivin e policisë në Cërrik

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 16:46
Ilustrim

Gjykata ka caktuar masën "Arrest me burg" për efektivin e policisë së shtetit në Cërrik Geraldo Nela, i cili akuzohet se vodhi 30 mijë euro në banesën e një shtetasi.

Akuza e provuar nga një serë përgjimesh dhe provash të ndërthurura ana e AMP, si pamje filmike, kqyrje telefoni, përgjime ambientale dhe telefonike.

Gjithashtu shuma prej 30 mijë eurosh të kapura në  flagrancë kanë lënë në burg pa afat efektivin.

AI ka qenë 36 orë nën përgjim.

Geraldo Nela 24-vjeç u përjashtua nga policia një ditë më parë. 

Vendimi për përjashtimin është miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku.

24-vjeçari Nela akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij të shtetasit S. K., me banim në Marinzë, Belsh.

Ngjarja ka ndodhur me 20 dhjetor, gjatë një kontrolli policor të ushtruar pranë familjarëve të tij.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat