32-vjeçari merr recetën me ilaçe nga stomatologu pas shqetësimeve me dhëmballën! Ndërron jetë disa orë më vonë në rrethana të paqarta

Shqipëria

32-vjeçari merr recetën me ilaçe nga stomatologu pas shqetësimeve me dhëmballën! Ndërron jetë disa orë më vonë në rrethana të paqarta

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mbrëmje në Kangjinas të Kolonjës. Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Shtetasi Genti Isai nuk është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

Korrespondentja e Panorama TV, raporton se i riu ka pasur shqetësime sot në mëngjes me dhëmballën dhe ka shkuar tek stomatologu, ku mori dhe recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.

Gjatë transportimit, mësohet se i riu ndërroi jetë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, teksa pritet të kryhet autopisa për të riun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat