Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të Korçës

Shqipëria

Dëmtohen skulpturat e parkut të qytetit të Korçës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:42
Korçë

Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, janë dëmtuar dy prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut.

Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

Policia Korçë ka filluar hetimin për rastin duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve, shkruan TopChanel

Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut kanë rënë pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat