Rama në familjen Barjami: Nëna e 4 fëmijëve mbështetje 100% për transplantin e veshkës

Shqipëria

Rama në familjen Barjami: Nëna e 4 fëmijëve mbështetje 100% për transplantin e veshkës

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:38
Edi Rama

 Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishin sot në familjen e Rajmonda Barjamit në Kombinat, ku shpërndan dhuratat për Vitin e Ri.

Rama bën të ditur se, Rajmonda Barjami, nënë e 4 fëmijëve, që janë të shkëlqyer në shkollë, është mbështetur 100% nga qeveria për transplantin e veshkës.

Kryeministri shton se, “prej 1 janarit nëna e ve do të trajtohet me programin e ri të mbështetjes ekonomike për nënat me 3 e më shumë fëmijë”.

Rama gjithashtu falënderoi dyqanin e fëmijëve Hamleys për mbështetjen.

Paketa e Transplantit të Veshkave nuk është ndërprerë as gjatë periudhës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19.

Paketa e transplantit të veshkave me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplantit për marrësin dhe dhuruesin, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët është një hap më shumë drejt mbulimit shëndetësor universal.

Transplanti i veshkave është pjesë e paketave shëndetësore falas, të cilat financohen nga shteti në spitalet jopublike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat