Eksperti i kriminalistikës zbulon arsyen pse policia zbarkoi në shtëpinë e Ervis Martinajt

Shqipëria

Eksperti i kriminalistikës zbulon arsyen pse policia zbarkoi në shtëpinë e Ervis Martinajt

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:45
Ervis Martinaj

“Unë e quaj lëvizje të vonuar pasi në aspektin kriminal, për mendimin tim, çfarë ka pasur për t’i ikur, çfarë ka pasur për t’u shmangur, për t’u larguar që mund të përbënte problem që ta kompromentonte atë, janë asgjësuar.

Për një njeri që u bë fantazma e policisë, nuk do shkonte atje. Edhe nëse do shkonte, do merrte masa.

Më tepër më duket, sipas gjykimit tim, si masë parandaluese, që pala e Ervis Martinajt duke përfshirë njerëz të afërt të gjakut të tij, të mos reagojnë ndaj palës që ata mund të mendojnë që ka gisht në zhdukjen e tij.

Unë e gjykoj si një masë parandaluese, masë presioni, këtë e mbështes edhe me faktin që nuk ka asnjë të ndaluar”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat