A mund ta arrestojë Rama, Berishën? Bushati zbardh skenarët e kryeministrit

Shqipëria

A mund ta arrestojë Rama, Berishën? Bushati zbardh skenarët e kryeministrit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:51
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se aktualisht, kryeministri Edi Rama nuk synon arrestimin e kryedemokratit, Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati nënvizoi se Partia Demokratike e Sali Berishës, nuk e rrezikon pushtetin e Ramës.

“Për momentin jo. Mund ta synojë vetëm për një gjë, nëse do i shkojë deri në fund trajektores të frikësimit, që në fakt e ka nisur. Këto shembjet e pallateve për mediat që dikur lëpiheshin, pastaj kritikonin Edi Ramën sipas orekseve, janë doza e frikësimit të atyre që kritikojnë ,mund të eskalojë dhe të shtohet.

Por për momentin, me mënyrën se si ka ngritur sistemin, Sali Berisha dhe PD-ja e Berishës nuk rrezikon pushtetin e Ramës. Pra, e ka të pamundur ta sfidojë me votë pushtetin e Ramës. Nga pikëpamja politike, nuk i duhet ky arrestim”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat