Vasili: 14 maji do jetë dita e përzënies së grabitqarëve të Rilindjes

Shqipëria

Vasili: 14 maji do jetë dita e përzënies së grabitqarëve të Rilindjes

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:58
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar mbi gjendjen skandaloze që gjenden rrugët e Yzberishtit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se banorët e Yzberishtit janë duke jetuar mes baltës “Veliaj” dhe gënjeshtrave.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve se data 14 maj do të jetë dita kur do përzihet njëherë e mirë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe grabitqarët e Rilindjes.

“Banorët e Yzberishtit jetojnë mes baltës Veliaj grin genjeshtra 24 ore ne dite!

Fotot e këtyre rrugëve te shqyera e me balte si ne Kandahar, jane nga Yzberishti, praktikisht lagje e Tiranës.

Në këtë zonë janë më shumë se 2 mijë familje, të cilët jetojnë midis baltës, në çdo periudhë të vitit.

Leket e taksave Veliaj nuk i çon për te asfaltuar rrugët e Yzberishit, por i bën rrush e kumbulla me kamera, altoparlantë e pajisje per propagande, mobilime zyrash dhe aktivitete idiote ne qendër të Tiranës.

14 maji është dita për të përzënë nje here e mire Veliajn bashke me këta mashtrues dhe grabitqare te pashpirt te rilindjes!”, ka shkruar Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat