“Rrëfimi i Nuredin Dumanit tronditi botën e krimit”, Klodiana Lala ‘zbërthen’ prapaskenat me grupin e Ervis Martinajt

Shqipëria

“Rrëfimi i Nuredin Dumanit tronditi botën e krimit”, Klodiana Lala ‘zbërthen’ prapaskenat me grupin e Ervis Martinajt

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:33
Klodiana Lala,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin ‘Open’ bëri një bilanc të asaj se çka solli rrëfimi i Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë që tronditi themelet e krimit të organizuar në Shqipëri.

Lala tha se me dëshmitë e Dumanit u arrit që të nxirrej urdhërarrest për disa persona, mes tyre dhe Ervis Martinaj, i shumëkërkuari i drejtësisë që rezulton i zhdukur. Sipas saj, me rrëfimin e Dumanit pati një revansh ndaj fisit Martinaj.

“Nuredin Dumani nuk u arrestua, por ia bën kundërshtarët e tij dhuratë policisë, pasi e lanë të plagosur në rrethina të Elbasanit, ndaj u konsideruar si ‘Plumb i artë’. I penduar është Dumai dhe miku i tij Hoxhaj.

U fol për emra për të cilët kishte diskutime, por nuk kishte urdhër-arreste, siç ishte Martinaj, apo Suel Çelaj. Kishte dhe emra të tjerë. Tronditja që solli dëshmia e Dumanit, ishte e madhe për botën e krimit. Që nga maj e viti të kaluar, SPAK, e ka shoqëruar Dumanin në dhjetra vendngjarje, duke mbledhur shumë dosje hetimore. Dëshmia e Dumanit tregoi detaje interesante, na tregoi pikturën e madhe të krimit. nëse ish-zyrtarë të ndryshëm të policisë, që studiojnë botën e krimit, Dumani na tregoi që kishte vrasje që nisnin nga 10 mijë euro deri në 100 euro. Apo kishte dhe vrasje me klering. Nuk kishte ndodhur që të flitej se grupet kriminale bënin pazar për vrasje. Pati shumë detaje që u zbërthyen. SPAK duke e pasur në konsideratë rrëfimet e Dumanit, detyroi median që mos të nxirrte dëshmi nga i penduari. Pati revansh të tmerrshëm ndaj grupit të Martinajt, që kulmoi me vrasjen e kushëririt të Ervinit, Brilant Martinajt apo dhe zhdukja e tij e mistershme. Dumani tregoi se Martinj kishte premtuar 100 mijë euro për vrasjen e Dokles. Por Dumani tha se nuk e kishte kryer këtë vrasje. Ai tha se sërish nuk e kreu këtë vrasje, pasi donte të kishte një konflikt me Martinajt, arsye që nuk e tha. Martinaj nuk kishte konflikt me Doklen, por me krushqinë e tij. Ka pasur dhe shkëmbim të njerëzve, ndërmjetësve për të shuar konfliktin, që nuk u shua. Sa i përket dhe vrasjes së Brilant Martinajt, policia se ka të qartë se çfarë ndodhi. Martinaj ishte në konflikt me Dukët, me Doklen, me Kejën, etj.”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat